ITALI- Gazetarja italiane, Maria Grazia Lombardi nuk ka për ta harruar këtë ditë. Spikerja e lajmeve të “TG3 Puglia” ishte duke folur për sukseset e aktorit komik italian, Gene Gnocchi, i cili e nderpret për t’i thënë dicka.

“Duke të degjuar ty që flet në këtë menyrë, më iku truri fare”-ka thënë aktori. Pastaj ai ngrihet dhe shkon e puth në buzë gazetaren.

Kjo e fundit nuk kishte çtë bënte tjetër vecse të vazhdonte emisionin “direkt”,duke thënë se “këtë ngjarje do ta mbajë mend gjithë jetën”!(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb