Nga: Elda Menga
TIRANE– Frika se dy partitë e mëdha PD-PS mund të ndryshojnë sistemin zgjedhor në kurriz te të “vegjëlve” ka venë në lëvizje aleatët e Bashës. News24 dhe BalkanWeb ka mësuar se në takimin e mbajtur mëngjesin e se hënës në selinë blu, aleatet Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi të cilët gëzojnë mandatin e deputetit me siglën e PD, por edhe Agron Duka që nuk mundi të futej në Parlament i kanë kërkuar Lulzim Bashes ndryshim të sistemit zgjedhor aktual, i cili penalizon partitë e vogla.
Një kërkesë tjetër e aleatëve të demokrateve ishte edhe ndryshimi i hartës territoriale (shtim të numrit të njësive administrative), një propozim qe kryetari demokrat i ka parashtruar me herët kundërshtarit politik, por që ka hasur në refuzimin e kreut të mazhorances. Faktorizimi i LSI dhe afrimi me PD-ne ka shqetësuar aleatet e Lulzim Bashes, të cilët nuk kanë nguruar t’ia shprehin përballë kreut demokrat shqetësimin e tyre.
News24 dhe BalkanWeb ka mësuar se Lulzim Basha është treguar i mirëkuptuar teksa i ka siguruar se ata janë aleatët politik ndërkohë qe bashkëpunimi më LSI është në kuadër te frontit opozitar, i cili do zgjerohet edhe me parti të tjera që nuk i përkasin spektrit opozitar. Aleatet e Lulzim Bashes gjatë takime informale që kanë pasur me njeri-tjetrin kanë shqyrtuar mundësinë e një konfigurimi te ri opozitar me fokus kryesor reformën zgjedhore.
(d.d/BalkanWeb)
