Një 48-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ju gjet nga autoritetet nga lëndë narkotike në makinë. Sipas burimeve, në makinën e 48-vjeçarit u gjendën lëndë e dyshuar kokainë dhe 2 peshore elektronike.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Tiranë/Goditet 1 rast i shpërndarjes së drogave të forta në sasi të vogla.
Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, 2 peshore elektronike dhe 1 automjet. Vihet në pranga 48-vjeçari që i posedonte.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb