Emisioni investigativ Vetting në News24
“Në rast se unë Sefedin Shefa nga Lushnja kam vënë dorë në një dokument të vetëm, unë nuk kërkoj të dënohem 9 muaj burg, apo 18 muaj shërbim prove, po kërkoj të varem në mes të Lushnjes. Në të kundërt i kërkoj SPAK-ut ta hetojë çështjen”.
Ndërkohë që çështja është apeluar në Gjykatën e Apelit Tiranë nga ana e Shefës, i cili pretendon se nuk ka bërë asnjë lloj falsifikimi dhe akuzon prokuroren Merita Selimi dhe gjyqtaren Esmeralda Xhili, për vendimin e padrejtë të dhënë nga ana e tyre ndaj tij, Shefa kërkon pafajësinë dhe kthimin e ligjshmërisë së pronës së tij.
Më tej, Shefa shprehet: “Jam në fazën e gjykimit në Apel në Tiranë, pas dënimit nga prokurorja Merita Selimi dhe gjykata e Lushnjës. Ditën e enjte u dha vendimi, ditën e premte me 10 mars prokurorja Merita Selimi në bashkëpunim me Etleva Zaimin (kryesekretarja e Prokurorisë Lushnje) bashkë me Arben Zaimin, më kanë dërguar në dyqanin tim për të më goditur djemtë e Etleva dhe Arben Zaimit. Martin dhe Ibrahim Zaimi erdhi policia, mori kallëzimin penal dhe dërgoi kallëzimin në Prokurori ditën e hënë. Tre ditë pas ngjarjes, pasi ishte ditë pushim.
Çështjen e mori prokurorja Merita Selimi dhe tre pasi u dorëzua kallëzimi, kjo prokurore e arshivoi dosjen, pa hetuar fare. Pa më thirruar mua”.
“E gjitha kjo bëhet për të më marrë pronën. Pasi jam kërcënuar sistematikisht si unë edhe bashkëshortja”, vijon ai.
Avokati Arben Llangozi: “Nuk duhej të dënohej dhe as gjykohej, pasi Shefa është denoncuar nga Ferit Tabaku, i cili është dënuar për falsifikimin e dokumenteve për të njëjtën çështje. Nuk mund ta amnistonte dhe rehabilitonte organi i akuzës. Për mua akuza dhe gjykata kanë gabuar rëndë”.
Duke i qëndruar mënyrës së trajtimit që i bëjnë organet e drejtësisë Lushnje, lindin disa pyetje të cilat akoma deri më tani nuk kemi marrë përgjigje:
A janë asgjësuar dokumentet e falsifikuara me vendim gjyqësor nga ana e Ferit Tabakut?
Nëse po, me çfarë tagri legjitimohet Tabaku aktualisht në gjykimet civile në gjykatën Fier?
Nëse është bërë fshirja e dokumenteve të falsifikuara për pronën, përse paraqitet në gjykim Ferit Tabaku dhe jo Avokati i Popullit si përfaqësues i shtetit?
Duhet theksuar fakti që dokumentacioni i paraqitur nga Tabaku për marrjen e pronës kanë qenë të falsifikuara dhe me vendim gjykate janë asgjësuar.
Cili është regjimi pasuror i truallit, sot objekt i këtij konflikti?
