Arbnor Muja ishte një nga zbulimet e Sylvinho-s gjatë fushatës kualifikuese të “Euro2024”, por pasi prekën Evropianin e dytë në histori, tekniku kuqezi nuk e ftoi me sulmuesin. Pavarësisht këtij fakti, Muja nuk është ankuar kurrë publikisht, ndërsa nuk mungoi edhe një urim për djemtë kuqezi përpara sfidës me Serbinë :

“Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë! Paçi fat cuna. Me këmbë të mbarë”, u shpreh Muja me anë të një postimi në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb