Pas një fillimi të vështirë me Trabzonspor, Ernest Muçi ka gjetur veten me këtë skuadër dhe më në fund po tregon cilësitë e tij. Forma e sulmuesit kuqezi duket se ka bindur drejtuesit dhe trajnerin, që të marrin në konsideratë serioze blerjen e kartonit.

Vlen të theksojmë se kartoni i Muçit zotërohet nga Beshiktash dhe nëse te Trabzon duan të sigurojnë shërbimet e tij në mënyrë përfundimtare, duhet të paguajnë 8.5 milionë euro.

Muçi aktualisht luan si i huazuar dhe në këto kushte, Trabzonspor duhet të paguajë këstin e parë prej 1.7 milionë eurosh brenda një muaji. Muçi deri më tani numëron 3 gola me skuadrën e re.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb