Eksperti kibernetik, Besmir Semanaj, ka deklaruar se është larguar nga Shqipëria për shkak të PD, jo regjimit.
Ai ka treguar se si dy javë para se të linte vendin bashkë me familjen, ka patur një takim privat me Berishën ku i është ankuar atij për sjelljen e Bashës, se si ai po përjashtonte të rinjtë demokratë nga Këshilli Kombëtar.
“Unë e them përvojën personale, nuk kam ikur nga regjimi, kam protestuar, kam marrë pjesë në qindra protesta, kam qëndruar 3 muaj në çadër, u tradhëtuam u zhgënjyem dhe në 2019, dy javë para se të largohem nga Shqipëria u takova me Berishën ku u ankova dhe i kam treguar të gjitha problematikat që kemi me Bashën se si po i largon të rinjtë nga PD duke i përjashtuar dhe nga Këshilli Kombëtar.
Dhe përgjigjia e Berishës ishte: Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Pak muaj pasi kam ikur, Basha, për interes personal të Berishës, u kthye në një njeri të keq, një humbës, ai që tradhëtoi PD”, tha Semanaj duke theksuar se mungesa e shpresës tek opozita ka detyruar shumë demokratë të qëndrojnë në Shqipëri.
Besmir Semanaj: Unë nuk kam ikur nga regjimi, kam protestuar, kam marrë pjesë në qindra protesta, kam qëndruar 3 muaj në çadër, u tradhëtuam u zhgënjyem dhe në 2019, dy javë para se të largohem nga Shqipëria u takova me Berishën ku u ankova dhe i kam treguar të gjitha problematikat që kemi me Bashën se si po i largon të rinjtë nga PD duke i përjashtuar dhe nga Këshilli Kombëtar. Dhe përgjigjia e Berishës ishte: Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Pak muaj pasi kam ikur, Basha, për interes personal të Berishës, u kthye në një njeri të keq, një humbës, ai që tradhëtoi PD.
