Hati Deliaj jetën më 4 gusht të vitit 2024 pas dhunës së bashkëshortit të saj.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24, vëllai i saj jep detaje nga ngjarja.

“Dyshojmë se i ka përplasur kokën në sobë, sepse zotëria ka ngritur pretendimin se ka rënë dhe është rrëzuar. Është versioni i një krimineli që do të mbrojë veten.

Hematomat ishin rrethore, në ngjyrë të zezë dhe kishin marrë një rreth të verdhë në skaje, pra në atë gjendje kishte disa ditë.

Në datën 3 i detyruar nga presioni dhe i tmerruar nga gjendja ka njoftuar familjarët. Mendoj se ka pasur plan që ta paraqesë si vdekje për shkaqe natyrale”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb