Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, krijoi një moment të veçantë mbrëmjen e sotme në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në Bulevardin e Ri, duke u ngjitur papritur në skenë për t’i dhuruar demokratëve një këngë surprizë.

“Mirëmbrëma të gjithëve, vëllezër dhe motra demokratë,” tha reperi para se të prezantonte këngën e re të dedikuar, siç tha ai, për “njishat”. Ai iu drejtua edhe me ironi kryebashkiakut të Tiranës:
“Nga ky shesh, e di që Erion Veliaj po më sheh me shokët e vetë. A po dukem bukur?”

Reperi nuk kurseu as një përshëndetje për liderin historik të PD-së, Sali Berisha, të cilin e quajti “doktori i zemrës”.

Stresi përmendi edhe kolegun e tij, Noizy:
“I kam thënë shokut tim Noizyt, je në partinë e gabuar, vëlla”, duke iu referuar qëndrimit të tij hapur me Partinë Socialiste.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb