Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për situatën rreth Venezuelës, duke vlerësuar operacionin e forcave amerikane.

“Të vetmit njerëz me drita ishin njerëzit që kishin qirinj”, tha Trump, duke detajuar operacionin që ndodhi.

“Ishte një akt i mrekullueshëm ushtarak”, u shpreh ai.

Trump shtoi se të vetmet viktima të regjistruara në aksionin për kapjen e Nicolas Maduros ishin “kubanezët”.

“Ata e dinin që po vinim… energjia elektrike për pothuajse të gjithë vendin ishte ndërprerë. Atëherë e kuptuan se kishte një problem. Nuk kishte energji elektrike… Kështu që i kapëm pak në befasi, por ishte fantastike. Ishte fantastike taktikisht. Ishte një gjë e pabesueshme”, theksoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb