Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të podcastit “Flasim” u shpreh se vend ynë është tashmë më pranë se kurrë anëtarësimit në BE.

Ai tha se BE në diskutimin e raportit të Komisionit Euroian, vlerëson se Shqipëria është tashmë gati të hyjë në fazën përmbyllëse të kapitujve të integrimit.

“Dje në 9 maj në ditën e Europës Shqipëria e gjeti vete më pranë se kurrë BE. Për herë të parë pas shumë dekadash rruga drejt BE duket si një majë tanimë e kapshme me sy dhe e arritshme në kohën që kemi në dispozicion. Negociatat kanë avancuar me ritëm, Komisioni Europian dhe vendet anëtare janë tanimë në një fazë kyçe të procesit ku diskutojnë raportin e komisionit, që vlerëson se Shqipëria I ka plotësuar detyrat e shtëpisë dhe është e gatshme të hyjë në fazën e mbylljes së negociatave nëpërmjet piketave të ndërmjetme”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb