Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe korrupsion në sektorin e infrastrukturës dhe zhvillimit portual në Shqipëria.
Sipas Kaprit, vendi nuk ka përfituar nga investimet në infrastrukturë gjatë viteve të fundit, ndërsa projektet ekzistuese janë përfshirë në hetime ose janë denoncuar si afera korruptive.
I ftuar në “Kjo Javë” në News24, Kapri përmendi edhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke theksuar se projektet që lidhen me të janë tashmë objekt shqyrtimi nga SPAK.
“Jo vetëm që nuk kemi asnjë port e hekurudhë të re, apo rrugë, përgjegjësi të ish zëvendës kryeministres Balluku, por edhe ato që kemi pasur ose janë në SPAK, ose kanë dalë hapur si afera korruptive, dhe ato që synon kryeministri që do të bëhen, do të vendosen nga kryeministri për detajet.
I kemi dhënë portet për ndërtim pallatesh. Rama ka zgjedhur një grup njerëzish të afër me të që i jep tendera e licenca, pra i pasuron dhe nëpërmjet tyre mban pushtetin. Ky që po bëhet është një model afrikan jo një model europian”, tha ai.
