Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të martën se Izraeli i ka “thyer kockat” regjimit iranian që nga fillimi i sulmit të nisur më 28 shkurt në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, por theksoi se operacioni nuk ka përfunduar ende.
Gjatë një vizite në një qendër urgjence të Ministrisë së Shëndetësisë izraelite, Netanyahu u shpreh se veprimet ushtarake kanë goditur rëndë strukturat e regjimit në Iran.
“Ne aspirojmë ta udhëheqim popullin iranian drejt thyerjes së zgjedhës së tiranisë. Në fund të fundit, varet prej tyre”, tha Netanyahu.
Ai shtoi se ofensiva e ndërmarrë deri tani ka sjellë rezultate të rëndësishme për Izraelin dhe aleatët e tij.
“Nuk ka dyshim se me veprimet që janë ndërmarrë deri më tani, ne po ua thyejmë kockat – dhe nuk kemi mbaruar ende”, deklaroi kryeministri izraelit.
Deklarata vjen në një moment kur tensionet mes Izrael dhe Iran vijojnë të mbeten të larta pas sulmeve të fundit ushtarake të ndërmarra së bashku me Shtetet e Bashkuara.
