Komisioni të Edukimit dhe Informimit Publik është shoqëruar me debate dhe akuza, ku ministrja e Arsimit Evis Kushi është thirrur për një raportim.

Gatë fjalës së tij, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi tha se mësuesve iu është ushtruar presion gjatë kohës së fushatës dhe iu janë kërkuar kartat e identitetit. Kjo akuzë është mohuar nga ministrja Kushi, e cila tha se nga kjo maxhorancë mësuesit nuk janë marrë më me detyrim për të qenë pjesë e fushatave, siç bëri sipas saj PD-ja.

PJESË NGA DISKUTIMI
Kushi: Kemi vendosur objektiv që edhe në mandatin e ardhshëm pagat të rriten në 40%. Për punën që bëjmë, për sakrificën, është e pamjaftueshëm. Mësuesit nuk merrem më kurrë me autobusë që të shkojnë në fushatë elektorale. Mësuesit kanë qenë të qetë në fushatën elektorale të PD.

Boçi: Po kanë qenë pastronazhistë të PS. Mësuesit janë detyruar që të sjellin kartat e identitetit.

Kushi: Asnjëherë! Me urdhra politike asnjëherë! Meqë iu referohet një rasti konkret në Elbasan për të cilin skam qenë në dijeni, pasi është edukatore kopshti pasi janë në varësi të bashkive, skam dijeni. S’më ka ardhur asnjë shqetësim. Emri është Daniela Saliaj në Pajun. Ky është një rast për të cilin nuk ka lidhje me ministrinë e Arsimit. Do marr informacion se pse ajo nuk është më në detyrë. Ky rast trajtohet nga bashkitë. Ju falënderoj për rastin konkret. Sa i takon fëmijëve që ju thatë se janë më pak në klasën e parë. Ju thatë; ‘10 mijë fëmijë më pak’. Por kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi nga i njëjti qytet, mund të takohemi dhe personalisht. Në 31 mijë e 143 për 2020 për 2021 janë 773 më pak fëmijë për këtë vit. Nuk kemi shkolla të mbyllura, por kemi vetëm raste kur i nxisim ne kur janë shkolla vartëse. Ne duam që këta nxënës të shkojnë në shkolla më të mëdha, në shkolla qendër, ku të mësojnë në klasa normale. 21 mijë nxënës mësojnë në klasa kolektive këtë vit, ndërsa në 2009 ka qenë 45 mijë. Sa i takon braktisjes shkollore është 0.56% . Sa i takon mësimit online dhe kanalit RTSH shkolla. Edhe në vende më të zhvilluara, ka programe të dedikuara për shkollën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: