Jonathan Tah do të largohet nga Bayer Leverkusen si lojtar i lirë pasi kontrata e tij të skadojë më 30 qershor. Mbrojtësi gjerman ka qenë në bisedime me Barcelonën për disa kohë, por më vonë katalanasit ndryshuan mendje.
E njëjta gjë vlen edhe për Interin, me zikaltërit që janë “frenuar” nga paga e lartë e kërkuar nga lojtari.
Pra, në këtë pikë Tah është i destinuar të mbetet në Bundesligë. Në fakt, Bayern Munich tani është afër finalizimit së marrëveshjes.
