Policia e Tiranë ka arrestuar në flagrancë 46-vjeçarin Urim Meta, pasi në automjetin e tij u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Sipas policisë, i arrestuari dyshohet se i kishte siguruar armët dhe lëndën shpërthyese në fshatin Shëngjergj dhe po i transportonte drejt Tiranës me qëllim shitjen.

Përveç armëve dhe municionit, u sekuestruan edhe makina dhe telefoni celular i të arrestuarit, në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasve të përfshirë në transportim/shitje të armëve shpërthyese dhe armëve të zjarrit, për përdorim në ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan me sukses operacionin e koduar “Synimi”.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë, në rrugën e fshatit Shëngjergj, shtetasi Urim Meta, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Armët dhe municioni u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Vijon hetimi, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb