Aksi rrugor Herebel – Peshkopi i ndërtuar vitin e kaluar si pjesë e lotit të tretë të rrugës së Arbrit, rrezikon të bllokohet.

Një masiv i madh dheu i është drejtuar rrugës, duke ngushtuar hapësirën kaluese të automjeteve.

Aksi në fjalë është pjesë e rrugës së Arbrit dhe i ka kushtuar buxhetit të shtetit mbi 10 milion euro. Projekti është financuar nga ARRSH dhe zbatuar nga “Gjoka konstruksion” me nënkontraktor “Selami” sh.p.k.

Ky segment rrugor ka përfunduar në zgjedhje të vitit të kaluar, ndërsa shpesh ka shfaqur problematika të ndryshme për banorët që jetojnë përgjatë tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: