Manchester United kërkon me çdo kusht një qendërmbrojtës për të zhdukur nga qarkullimi dhe nga memoria gafat e panumërta të kapitenit Harry Maguire dhe zgjedhja e trajnerit Erik ten Hag ka rënë mbi një prej yjeve të Realit të Madridit.
I përzgjedhuri është gjermani Antony Rudiger, një prej shtyllave të formacionit të drejtuar nga Carlo Ancelotti dhe pa dyshim që për një lojtarë të tillë nevojiten sakrifica, për të mos thënë çmendurira financiare.
Madje, shifrat e para kanë nisur të dalin dhe ato janë ndër më të lartat në qarkullim, duke nisur sidomos nga paga që i ofrohet Rudigerit: 400 mijë euro në javë, 1.6 milionë euro në muaj ose 20 milionë euro në vit.
Kjo është dyfishi i asaj që Antony Rudiger fiton aktualisht te Reali i Madridit, për të cilin janë gati 60 milionë euro, për të provuar të bindin nënkampionët e Spanjës.
Edhe pse duket një tratativë shumë e vështirë, duke parë transferimin surprizë të Casemiros nga Reali te United, për një kalim të 30-vjeçarit Rudiger nuk duket gjithashtu e pamundur. Rudiger është titullar te Real Madrid dhe drejtuesit merengues do të duhet të bëjnë mirë llogaritë para se të lejojnë mbrojtësin e kombëtares gjermane të largohet.
(BalkanWeb)
