Situata që ka shoqëruar këto ditë Novak Djokovic ka kaluar çdo kufi, aq sa është kthyer në bezdisje për tenistët e tjerë. Së fundmi mbi këtë temë ka reaguar edhe Rafa Nadal: “Për të qenë i sinqertë jam pak i lodhur kjo që po ndodh, Australian Open shumë më e rëndësishme se çdo tenis. Nëse në fund do të luaj, ok, nëse jo Australian Open do të jetë sërish një turne i madh”, u shpreh ndër të tjera tenisti spanjoll, i cili ndryshe nga Djokovic është i vaksinuar:

“E gjithë kjo mund të ishte evituar, siç bëmë të gjithë të tjerët, mjafton të vaksinohesh. Të gjithë i dinë rregullat shumë mirë, mjafton ti ndjekësh dhe kaq. Nuk besoj është kaq e ndërlikuar”, u shpreh Nadal.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb