Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi u shpreh i lumtur pasi realizoi 3 gola ndaj Bilbaos.
“Fola me Pablo Ortells dy ditë më parë dhe i lashë vendimin në dorë të tij. I thashë se nuk mund të flisja për negociata sepse sapo kishim rinovuar kontratat tona. Nëse klubi do të shpëtohej nga paratë e shitjes sime, atëherë ai duhet ta vendoste, por ai tha jo dhe unë jam i lumtur këtu.
Jam shumë i lumtur. E dija që isha në një seri të mirë, por kjo nuk mjaftonte për të fituar ndeshjet. Tregolëshi im i parë me Mallorcën dhe tre pikët e fituara janë edhe më të rëndësishme.
Gjatë gjithë javës kemi folur për këtë, kemi rikthyer atë që na ka munguar të gjithëve – një ekip që lufton për çdo top. Kështu fitohen ndeshjet. I dimë gabimet tona, dhe këto tre pikë do të na ndihmojnë të përmirësojmë renditjen tonë.
