Barcelona do të synojë të rikthehet te fitoret në sfidën ndaj Sevillas La Liga. Në prag të ndeshjes, trajneri Flick u shfaq para mediave për konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, ku foli për ndeshjen, si dhe për rikthimin e mesfushorit të preferuar të tifozëve, Gavi, pas gjashtë muajsh mungesë.
“100% i përqendruar në ndeshje. Pastaj këtë javë kemi edhe tre ndeshje të tjera. Qëllimi ynë është t’i luajmë këto tre ndeshje në shtëpi dhe t’i fitojmë secilën. Sevilla ka pika të forta; ata bëjnë presion të lartë… ne duam të fitojmë.”
“Jam i lumtur që është rikthyer Gavi. E kemi parë në stërvitje dhe më pëlqen ajo që kam parë, por duhet ta menaxhojmë situatën… Ai ka qëndrimin e duhur, i beson shumë vetvetes, mënyrës se si mund të luajë… Ne të gjithë e njohim Gavin, më pëlqen intensiteti i tij, gjithçka që na jep”.
