Florent Hadërgjonaj, lojtari i Kosovës, tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Sllovaksië në Play off të Botërorit.
“Më i lumtur jam që jam kthyer me Kombëtaren, me djemtë këtu dhe si çdoherë e kemi atmosferën fantastike. E kam thënë edhe më herët, kjo ndeshje është, jo veç për mua, por edhe për krejt lojtarët, një ndeshje historike.
Synojmë të arrijmë në finale dhe të shkojmë në Botëror. Është një lojë e jashtëzakonshme, jemi të motivuar maksimalisht dhe e kemi fokusin. Në ekip brenda e kemi një atmosferë shumë të mirë dhe besoj që ajo do të na ngritë sa më lart.”
Me rezultate pozitive atëherë edhe vetëbesimi kthehet dhe ajo është parë në fushë, pa marrë parasysh se kush ka qenë kundërshtari, si në ‘Fadil Vokrri’, ashtu edhe në Slloveni apo në Suedi, kemi bërë lojëra të mira. Ajo që e ka ngritur nivelin besoj që ka qenë grupi. Jemi rikthyer më shumë së bashku, atmosfera është edhe më e mirë dhe gjithsecili po e ndien që ekipi është kah ngritet sa më lartë dhe po shihet në fushë se si secili po lufton për njëri-tjetrin dhe shpresoj që këtë ta kemi edhe ndaj Sllovakisë”- tha ai.
