KUCOVE- NJë 30-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se përndiqte një efektive policie. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Alves Hoxha akuzohet se i dërgonte mesazhe ngacmuese 27-vjeçares me inicialet N.Q. Ai u arrestua për herë të dytë nga policia për shkak të të njëjtës vepër penale.

Alves Hoxha nga fshati Mbroshtan akuzohet për “përndjekje” dhe ka qene i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale me të njëjtën shtetase.

30-vjeçqari kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu dhe kishte filluar sërish përndjekjen e punonjëses së policisë, e cila bëri edhe denoncimin.
(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb