Neritan Nallbati është emëruar në Akademinë e Sigurisë. Mësohet se Nallbati i ka përfunduar mandati si kreu i Departamentit të Policisë Kriminale.

Ndryshime ka patur dhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kreu i këtij departamenti Pëllumb Seferi gjithashtu është transferuar në Akademinë e Policisë.

Në vend të Pëllumb Seferit është komanduar Artan Bajraktari, kurse në vend të Neritan Nallbatit është komanduar Arjan Muça.

Ndërsa në ditët në vijim pritet që të zgjidhen krerët e rinj të departamenteve në Policinë e Shtetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb