Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka mbijetuar votëbesimit në Kuvendin e partisë, duke fituar në këtë mënyrë besimin e delegatëve për të vazhduar në drejtimin e partiesë.

Pas mbylljes së punimeve të Kuvendit të Punës së partisë, Abdixhiku ka dhënë edhe një deklaratë për mediat.

Ai theksoi se në këtë Kuvend u miratuan dy deklarata, njëra për situatën politike në vend, e tjera për situatën e LDK-së.

“Janë deklarata që kërkojnë maturitet politik. LDK-ja shpreh gatishmëri që ta ofrojë veten për të dhënë mendime me këdo që është pjesë e skenës politike në Kosovë. Nuk kemi folur specifikisht as për koalicione, as për pozicione specifike, por kemi dhënë vlera orientuese të një partie. Kemi diskutuar se na duhet komunikim politik brenda spektrit politik. Kur flasim për marrëveshje politike, nuk flasim për pazare politike. Por që partitë duhet të ulen që t’i bëjnë numrat për një president të ardhshëm të Kosovës. Prandaj, jam i gatshëm të flas me gjithë spektrin politik për t’i dhënë zgjidhje çështjes shumë të rëndësishme të presidentit, i cili do të jetë konsensual dhe do të përfaqësojë unitetin kombëtar të Republikës”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb