Një i mitur është rrëzuar nga një lartësi prej tre metrash në Burrel., teksa ka rrëshqitur në një pishinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të hënë, ku fatmirësisht i mituri është jashtë rrezikut për jetën, ku ka vetëm plagë në këmbë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për administratorin e pishinës, pasi dyshohet se nuk ka respektuar rregullat e mbrojtjes në punë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori për shtetasin D. Gj., banues në Burrel, administrator i një aktiviteti privat (pishinë), pasi dyshohet nuk ka respektuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe për pasojë një i mitur është rrezuar nga një lartësi 3 metra. I mituri po merr aktualisht asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb