Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në mesditë ku një nxënës i shkollës 9-vjeçare Bajram Curri ka mbetur i plagosur pranë ambientit të shkollës së tij,. Teksa po luante me top në oborrin e shkollës që po rikonstruktohej, i mituri është dëmtuar nga inertet që e kanë zënë poshtë.
Policia ka nisur procedim penal për drejtuesin teknik dhe punonjësin e firmës që po kryente punimet.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për shtetasit:
K. K., 26 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, punonjës i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e një objekti pranë shkollës së mesme në qytetin e Kukësit, pasi dje, gjatë kohës që ka hedhur inerte, është dëmtuar një nxënës 11-vjeç, i cili kishte kaluar perimetrin e sigurisë. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe nuk ka probleme për jetën.
A. D., 62 vjeç, drejtuesi teknik i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e objektit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë””, thuhej në njoftim.
