GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin Besart Logu, i dyshuar për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Vendimi është marrë pas një operacioni të zhvilluar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët po kryejnë kontrolle në disa ambiente, përfshirë edhe zyrën e avokatit.

Besart Logu dyshohet se mori 8 mijë euro për të ndikuar te prokurorë e gjyqtarë të Tiranës që të lehtësonte masën e sigurisë për një të akuzuar për mashtrim me TVSH.

Logu u denoncua nga një italian, që është arrestuar për mashtrim me TVSH. Çështja ka qenë e regjistruar fillimisht në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe më pas u transferua në Tiranë.

Kontrollet janë ende në vijim, ndërsa hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi mekanizmin dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë rast.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb