Një 78-vjeçar i identifikuar si Gëzim Vija është gjetur i pa jetë dhe me shenja dhune në trup, në banesën e tij në Korçë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se Vija ka një dëmtim në kokë, ndërsa nuk përjashtohet as pista e një ngjarje aksidentale që viktima mundet të jetë rrëzuar dhe goditur duke i sjellë vdekjen.
Një nga fqinjët e të moshuarit, Ilia Gjatolli, është shprehur se
“Unë isha në Korçë, kur arrita në fshat e mora vesh, më erdhi shumë keq. Fatkeqësi e madhe. Shumë njeri i mirë, kemi shumë vite që jemi komshinj, janë shumë njerëz të mirë edhe djemtë edhe si familje. Janë të respektuar. Nuk ka patur konflikte me asnjë njeri. Kishim hyrje dalje, nuk na kanë thënë asnjë shqetësim. S’kishte as probleme asgjë. Nuk e di për çfarë dyshohet, e mori ekspertiza, të verifikohet nëse është ngjarje aksidentale apo kriminale”, tha ai.
