Një baba i dy fëmijëve, zemra e të cilit kishte ndaluar pas një ataku të fuqishëm kardiak, u rikthye në jetë pasi mjekët e futën në ujë me akull.

Turku Bulent Sonmez u rrëzua përtokë pasi u pranua në spital. Mjekët nuk ia dolën që t’ia rikthenin zemrën në punë.

Atëherë përdorën një metodë kontroverse për të ulur temperaturën e trupit në 30 gradë për të kufizuar efektet e mungesës së oksigjenit në organe.

Pasi zemra nisi të funksionojë sërish, mjekët brenda 24 orësh i rikthyen ritmin normal.Për fat të keq, ai ka humbur një pjesë të mirë të kujtesës, por po përpiqet që ta rikthejë atë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: