Ekrem Gashi, i njohur si ‘Hekri’, i cili dyshohet për shtytje vetëvrasje dhe për fajde lidhur me rastin tragjik të 37-vjeçarit Bashkim Salihu, është ndaluar nga autoritetet në Shqipëri.

Ai u arrestua atje pasi u arratis nga Kosova, në tentativë për t’iu shmangur arrestimit nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

438125070 1597892920945405 711605073220741760 N
438125070 1597892920945405 711605073220741760 N

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e kanë konfirmuar se Gashi ndodhet nën mbikëqyrje të autoriteteve të Shqipërisë dhe akoma s’dihet se kur do të ekstradohet në Kosovë.

“Referuar pyetjeve tuaja, në këtë fazë mund t’iu njoftojmë se subjekti si në kërkesë është ndaluar në Shqipëri dhe i njëjti ndodhet nën mbikëqyrje të autoriteteve shqiptare.” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Gashi po dyshohet për këtë rast bashkë me dy të dyshuarit e tjerë që tashmë ndodhen në paraburgim, Skender dhe Albion Tasholli (babë e bir).

Aksioni për kapjen e tyre ka nisur ditën kur ndodhi rasti i rëndë pasi policia siguroi prova, duke përfshirë letrën që la i vetëvrari, Bashkim Salihu dhe video incizimet nga biznesi i tij.

Në vazhdën e veprimeve që janë marrë, zyrtarët policorë në koordinim me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake kanë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, ku janë sekuestruar disa dokumente.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: