Goli i fundit i Lautaro Martinez mban datën 30 gusht kundër Cremoneses. Që nga ajo ditë, “Demi” ka mbetur gjithmonë “i thatë” në 5 ndeshje radhazi. Inzaghi ka nevojë për bomberin e tij, gati për t’u ribashkuar me Lukakun.

Në muajin gusht, Lautaro luajti 4 ndeshje, shënoi 3 gola dhe asistojë njëherë. Në muajin shtator: 5 ndeshje, zero gola dhe zero asistime. Ndonjëherë numrat janë të pamëshirshme, por janë realitetit, në këtë rast kundër Lautaro Martinez.

Të gjithë në kampin zikaltër presin që të kthehet ai Lautaro i zakonshëm, ashtu siç ishte në fundin e sezonit të kaluar. Gjithsesi, kjo do të shihet pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb