Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti përmes një postimi në rrjetet sociale, falënderon të gjithë demokratët në Elbasan që votuan PD-në në 11 maj.

Edhe pse PD pësoi humbje në këtë qark dhe në gjithë Shqipërinë, Alizoti shprehet se votuesit opozitarë ishin në presion këto zgjedhje, teksa iu desh të përballeshin sipas tij me bandat dhe administratën.

Alizoti më tej i quan heronj ata demokratë që nuk u trembën dhe nuk votuan në simbiozë me krimin.

Postimi
Dua të falenderoj nga zemra dhe ti përulem të gjithë atyre që besuan dhe tejkaluan presionin, duke zgjedhur Partinë Demokratike. Personalisht i ndihem borxhli të gjithë qytetarëve të qarkut të Elbasanit. Si atyre demokratëve që nuk morën nga zgjedhjet atë që prisnin, por edhe atyre jo demokratëve që u trajtuan si kavje nga bandat dhe zyrtarët e Elbasanit. Edhe pse përgjegjësia e PD-së për intimidimin, dhunën, blerjen nuk është direkte, sërisht unë ndjehem i prekur që qyteti i arsimit po shndërrohet në qytetin e baronëve të drogës.

Heronj të vërtetë janë ata mijëra demokratë që nuk u trembën nga pushteti në simbiozë me krimin. Faleminderit vajzave dhe djemve, komisionerëve e numëruesve të PD-së. Ju qëndruat ndaj, trafikantëve, administratës më të korruptuar.

Ne nuk e harrojmë kurrë, opozita është qëndrim ndaj së keqes. Ju jam mirënjohës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb