Lionel Messi padyshim është një prej futbollistëve më të mirë në botë. Arritjet e tij në botën e sportit kanë qenë të jashtëzakonshme dhe natyrisht, janë përkthyer në trofe dhe çmime të ndryshme.

Koleksioni i argjentinasit nuk ka fillim as fund. Madje, sipas asaj që shkruajnë mediat, Messi i ka dhënë një çmim shokut të tij te PSG dhe bashkëkombasit Leandro Paredes, pasi nuk ka vend të mjaftueshëm ku mund t’i sistemojë.

Diçka e vështirë për t’u besuar, por plotësisht e vërtetë. Bëhet fjalë për çmimin e lojtarit më të mirë të La liga në edicionin 2020/2021.

“Ai mbërriti në Paris, e pyeta nëse do të më jepte diçka nga ajo që ka fituar ai dhe Messi nuk hezitoi” – Mësohet të ketë thënë Paredes.

0 Screenshot 680

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: