Reagimeve të shumta në lidhje me zaptimin dhe mbylljen e sinjalit të News24 nga policia, i është bashkuar edhe aktori Florjan Binaj.

Binaj shkruan në rrjetet sociale se për sa kohë që s’ka një ligj që cdo pushtetar të paguajë nga xhepi i tij dhe jo nga taksat tona, të gjitha zullumet që ka bërë dhe bën, kjo valle do të vazhdojë…

Reagimi i Florjan Binajt:

Keqardhje e madhe që në inatet dhe tekat personale mes pushtetit dhe medias, të parët dhe ndoshta të vetmit që e vuajnë në kurriz janë punëtorët, gazetarët, prezantues, montazhierë, kameramanë, grimierë, teknikë, inxhinierët, etj…

Praktikisht ata janë shpirti dhe trupi i një institucioni, jo muret. I njëjti pushtet e bëri me Agonin, Ora News, sot e pësoi News24.

Për sa kohë që s’ka një ligj që cdo pushtetar të paguajë nga xhepi i tij dhe jo nga taksat tona, të gjitha zullumet që ka bërë dhe bën, kjo valle do të vazhdojë…

Binaj
Binaj

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb