Aventura e Julian Alvarez tek Atletico po shkon drejt fundit. Ish sulmuesi i Man.City nuk është i kënaqur në Madrid dhe po mendon largimin, por ndryshe nga se pritej, destinacioni i tij i radhës nuk do të jetë në Barcelonë, por sërish në Premier League.

Nuk është një sekret që Alverez ka ëndërr të luajë në Barcelonë, por kjo për momentin është e pamundur për shkak të problemeve ekonomike që nga klubi blaugrana. Në kushte të tillë, destinacioni i vetëm mbetet Anglia, më saktë Londra, pasi Alvarez pëlqehet shumë nga Arsenal dhe Chelsea.

Pavarësisht dëshirës së lojtarin për t’u larguar nga Atletico kjo nuk është e lehtë pasi Alvarez ka një kontratë që e mban të lidhur në Madrid deri në 2030.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb