Ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.

“News24” mëson se Gentian Gjylit i është komunikuar shtyrja e hetimeve deri në 20 tetor.  Gjithashtu zgjatje e hetimeve i është komunikuar edhe Erald Elezit.

Gjyli dhe Elezi janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Ata akuzohen për tenderin e tunelit të Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb