I moshuar, i paralizuar, i vetëm dhe në kushte të mjerueshme.
Por kjo nuk është e gjitha për 66-vjeçarin Zija Mbole nga Vlora.
Zijai është baba i 3 fëmijëve, një prej të cilëve, një vajzë, jeton në Itali, vajza tjetër është e shtruar në spitalin psikiatrik dhe djali i tij i vetëm ndodhet në burg.
Pas vdekjes së bashkëshortes, 66-vjecari nuk arrin të kujdeset as për veten pasi është i paralizuar. Ndihma e tij e vetme janë fqinjët, për të cilët shprehet se kanë qenë gjithmonë të gatshëm për të, dhe se pensioni tij prej 150 mijë lekësh të vjetra nuk mundëson as ilaçet.
Ndonëse në rininë e tij ai ka punuar murator, 66-vjeçari është i paaftë fizikisht për të rikonstruktuar shtëpinë e tij, dhe për këtë ai kërkon ndihmën e shtetit, në të kundërt të shkojë në një qendër azili.
66-vjeçari thotë se sa herë ka reshje, shtëpia e tij përmbytet dhe bëhet e pabanueshme, duke u detyruar te qëndrojë jashte deri ne përmirësim të situatës.
