Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkezi, i cili u godit për vdekje me thikë pas shpine. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë afër gjimnazit Partizani, ndërkohë për krimin në pranga ka rënë një prej autorëve, Enzi Maze.

Ndërkohë 18-vjeçari Axel Hoxhaj ndodhet ende në arrati. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e Mazes në polici, i cili ka thënë se shoku i tij ishte rrahur nga viktima. 18-vjeçari ka thënë para grupit hetimor se shkak i sherrit mes dy të rinjve ishte bërë një vajzë që i pëlqente Axelit, e cila mësohet se ishte e dashura e 20-vjeçarit.

Duke u ndalur te nata kur ndodhi krimi, Maze pohoi se shoku i tij i kishte thënë se do të takonte Toshkesin për t’u sqaruar dhe jo për ta plagosur me thikë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb