Artan Tafani i penduari i drejtësisë po dëshmon sot në procesin penal ndaj kreut të Bandës Laert Haxhiu.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Tafani po rrëfen para togave të zeza ngjarjen kriminale që lidhet me tritolin e vendosur në biznesin e reperit Noizy.
“Kleviol Ahmetaj me Noizyn janë zënë, janë ofenduar nëpër TikTok. Pastaj ka shkuar në Durrës Klevioli. Laerti i ndiqte në TikTok, e kishte shok Kleviolin. Po diskutonim dhe po thoshte Laerti t’i bënin diçka Noizyt se ka rrahur Kleviolin, t’i vendosnim tritol. Atë natë mori e ëma Laertin, dhe po e pyeste që pse e goditën Kleviolin. E vunë në sedër, motra dhe e ëma. Kaloi pak dhe tha, çohuni, vendosini tritol. E bëmë gati. Kishim tritol te shtëpia. E merrnim në Tepelenë. U çuam e bëmë gati, disa 100 gramshe. E izoluam me ngjitës, e bëra unë. Kishim Benzin e zi që e kishim marrë te Palma Nova. Vendosëm targat e një Benzi te makina ime. E dinte Lulzim Spahia ku do shkonim. Ai tha ta hidhnim në lokal, në katin e dytë ishin xhamat hapur me karriget aty në shesh, brenda. Parkova në dalje makinën. Lulzimi ndezi makinën. Nuk po gjeja shkallët. U ktheva prapë te makina, i thashë nuk po gjej shkallët. Lulzimi foli me Laertin. I thashë unë ta vendosnim te dyqani poshtë. E vendosim te dyqani i rrobave thamë. E vendosa, ndeza fitilin dhe ika. E dëgjuam që shpërtheu në ecje. Erdhëm në Astir. Parkuam makinën.”, tha ai.
Këtë dëshmi i penduari i drejtësisë e ka dhënë dhe më herët në procesin ku gjykohen të pandehurit e tjerë.
