Protesta e studentëve vijon që prej orëve të mëngjesit. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është në “pushtetin” e të rinjve të cilët protestojnë pandalur.
Policia nuk ka kursyer gazin lotsjellës, ndërsa është hedhur masivisht në drejtim të protestuesve si edhe ujë me presion.
Gjatë raportimit në sheshi ku edhe është zhvendosur tashmë protesta, gazetari Osman Stafa, ngre pikëpyetje për gazin lotsjellës të përdorur, pasi nuk ka datë skadence.
“Gazi lotsjellës, i rënë policisë,. Nuk ka datë skadencë dhe datë prodhimi. Sipas protokollit do duhet të jetë data e skadencës dhe e prodhimit të këtij gazi lotsjellës”, raportoi gazetari Osman Stafa.
