Gjatë intervistës së dhënë për ESPN, mesfushori i West Ham, Lucas Paquetá  nuk hezitoi të jepte mendimin e tij për thashethemet që e lidhin me Manchester Cityn.

“Unë duhet të bëj punën time këtu te Ëest Ham, kam respekt të jashtëzakonshëm për këtë klub dhe jam shumë i lumtur këtë.

Unë do të isha gënjeshtar po t’ju them ndryshe. Sigurisht që përfshihen edhe aspekte që shkojnë përtej fushës, por unë mbetem i fokusuar vetëm të bëj më të mirën për ta përfunduar mirë këtë sezon. E kam nisur mirë dhe shpresoj të përfundoj po aq mirë.  Për këto thashetheme është folur që në merkaton e kaluar. Tani është koha për të përfunduar sezonin dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb