Atentati ka dështuar për arsye dhe rrethana të panjohura deri më tani. Duhet theksuar se Sky Ecc i siguruar nga autoritetet franceze dhe deri më tani janë goditur disa grupe kriminale.

Biseda në Sky do të duhet të shoqërohet me prova të tjera.

Në rastin konkret, në komisariatin e Policisë së Durrësit ku në atë kohë ushtronte detyrën Dedan Gjoni, gazetarja Klodiana Lala tha se është zbuluar procesverbali i marrë në pyetje të shënjestrës së atentatit, orari përkon i njëjtë si dhe fotoja dhe identiteti i këtij personi që Dedan Gjoni u ka dërguar këtij grupi kriminal.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb