Deputetët e opozitës iu përgjigjën kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të tij që tha se jeni “afektuar me budallëkun”.

Deputeti Edmond Spaho theksoi se deklaratat e Ramës janë pa argumente dhe ia kalojnë Gim Gjuzit që shiti minaren e Tiranës.

“A dëgjuat ndonjë argument përveçse fjalëve? Ia kalon dhe Gim Gjuzit që ka shitur minaren e Tiranës. Është përfaqësues tipik i trevave arbërore ku bota fillon me mua është parimi dh eligjet janë për të tjerët. E dini ju thotë kush është fondacioni shqiptaro-amerikan? Se Bota ka filluar me këtë. Po mor e dimë shumë mirë. Është krijuar në 1993, madje nëse do të dish kam qenë një ndër përfaqësuesit e parë të palës shqiptare në atë fondacion”, tha Spaho.

Sipas tij “I rrjedhur je ti (i drejtohet Ramës) dhe do ta them se ku ke rrjedhur, po prit. Edhe këta nuk është hera e parë që vijnë se kanë filluar që në 1993. Se na tregon Rotchild, Sensbury, Hodge që e ka pasur këshilltar kur ka qenë drejtor i Shkollës së Arkeologjisë Britanike në Romë. Që në 1993 përpiqeshin të krijonin fondacionin dhe të merrnin Butrintin. Nuk kanë lënë gur pa lëvizur. Ne kishim partner strategjik BERZH dhe BERZH në atë kohë na tha: Jo, sepse nuk është skemë për ju, por është për të nxjerrë lekë për vete. Këtë që e ka vënë si këshilltar të pavarur, i paanshëm na shpjegoi ministrja, Richard Hodge, e ka pasur këshilltar ndërkombëtar kur ishte ministër Kulture dhe ia paguante Soros. Hape në internet dhe shikoje CV-në”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: