Gazetari Artan Hoxha ka vizituar në Ekuador vendin ku u vra pak muaj më parë shqiptari Ergys Dashi teksa darkonte në një restorant. Pamjet bënë xhiron e rrjetit, teksa rezultoi se vrasësi ishte afruar me një buqetë me lule dhe kishte qëlluar ndaj shqiptarit.

E në këtë vend, Artan Hoxha shkruan se i gjen vrasësit me shumicë, me pagesa nga 100-500 euro. Ai thotë se menaxheri i lokalit e tregon me detaje atë ngjarje dhe se një roje me uniformë kamuflazhi dhe i armatosur qëndron vigjilent përballë derës kryesore.

Por kjo, sipas tij, nuk e ndihmoi Ergys Dashin, t’u shpëtonte plumbave të një vrasësi ekuadorian, i porositur prej njërit nga grupet kriminale vendase.

Ergys Dashi u vra më 23 janar 2022, teksa 20 plumba u derdhën ndaj tij në një lokal në Ekuador dhe më pas u zbulua dhe e kaluara e tij e pasur në botën e narkotrafikut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb