DIBER

Policia e Dibres ka zbardhur ngjarjen e rende, ku nje person mbeti i vrare dhe u plagosen dy te tjere.
Viktime mbeti dhendri i familjes, i cili nje dite me pare i preu veshet kunatit te tij.

NJOFTIMI
Policia zbardh e dokumenton plagosjen me mjet prerës të 2 shtetasve, si dhe vrasjen me thikë të autorit të dyshuar të plagosjes së tyre.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasit:
– V.Ç., 68 vjeç, banues në Topojan, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim;
– G.D., 28 vjeç dhe A.D., 34 vjeç, (vëllezër) për veprën penale të ‘Vrasjes me dashje’, të kryer në bashkëpunim.

NGJARJA
Një ngjarje në përmasat e makabres ka ndodhur në Bulqizë. Dhëndri është vrarë nga njerëzit e nuses në banesën e tyre, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë.

“BalkanWeb” mëson se gjithçka nisi një ditë më parë kur pas një sherri për motive të dobëta Adriatik Jella, rreth 40 vjeç, i preu veshët vëllait të bashkëshortes. Ngjarja ndodhi në Maqellarë të Dibrës. Gazetari Enver Doçi ka siguruar për ‘BalkanWeb’ të gjithë ngjarjen që rrodhi më pas, që u pasua nga të tjera krime. Mësohet se Jella u nis drejt fshatit të gruas së tij, Gjoricë dhe sapo hyri në banesë, plagosi një prej anëtarëve të kësaj familje. Duke u gjendur në këto rrethana, thuhet se vjehrri i tij ka marrë një dru dhe e ka goditur në kokë dhëndrin.

Ky i fundit humbi jetën duke shkuar në spital. Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se Jella ishte person me precendent penal, ndërsa një muaj më parë ishte arrestuar për dhunë në familje. Paraprakisht thuhet se krimi makabër ndodhi pas një sherri mes kunatit dhe tij, pasi ai i kishte kërkuar llogari se pse i kishte dhunuar motrën. Aktualisht policia po heton për ngjarjen në fjalë, ndërkohë që tre persona janë arrestuar.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: