Wojciech Szczesny ishte një nga më të mirët te Barcelona, në ndeshjen e humbur 2-1 ndaj Real Madrid në kampionat. Portieri, madje, i priti një penallti sulmuesi francez të Los Blancos, Kylian Mbappe.
“Studioj shumë. Para çdo ndeshjeje, shikoj 20 penaltitë e fundit të dy ose tre ekzekutuesve kryesorë. Ndonjëherë mund të vëresh diçka gjatë karrierës së tyre.
Disa gjuajnë ndryshe në varësi të momentit të ndeshjes ose rezultatit. Mundohem të kem sa më shumë informacione të mundshme,”- tha “gardiani” polak Szczesny.
