Mirlind Daku ia doli që të realizojë gol ndaj Zenitit, në ndeshjen që Rubin Kazan luajti në kampionat.  Trajneri i Rubinit, Rashid Rakhimov, në intervistën pas ndeshjes së përfunduar 2-2, foli për sulmuesin kuqezi.

“Ai duhet ta kuptojë se të gjitha ndeshjet janë speciale për të. Ai ka një nivel të caktuar, por nuk e mban atë gjatë 90 minutave. Kur fillon, çdo gjë është e qartë. Çfarë dallimi bën nëse ka kaluar në Zenit apo jo? Janë të gjitha ndeshje kampionale, ju vetëm duhet të mbani nivelin, stabilitetin dhe të zhvilloheni tutje”, ka thënë Rakhimov. Kujtojmë që Zenit ishte në tratativa me Rubin Kazan për transferimin e Dakut, por operacioni nuk u finalizua me sukses.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb