Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja ka shprehur ngushëllime pas ndarjes tragjike nga jeta si pasojë e një aksidenti në Prizren, të Elizabeta Katiaj, Nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.
Në një reagim, ministri e cilësoi lajmin të rëndë dhe theksoi se kontributi dhe përkushtimi i Katiaj në mbështetje të sipërmarrjes dhe diasporës shqiptare do të mbeten të paharruara. Ai u dërgoi mesazhin e tij të ngushëllimit familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj.
View this post on Instagram
