Luka Modriç po shkruan një kapitull të ri të suksesshëm me Milanin, duke mbushur tashmë 989 minuta në fushë mes kampionatit dhe Kupës së Italisë. Kroati ka treguar se është ende në  formë shumë të mirë fizike, duke qenë titullar në të gjitha ndeshjet e Serie A dhe duke u shndërruar në një model për ekipin. Në verë, ai nënshkroi për një vit me opsion rinovimi për të dytin, dhe mundësitë që kontrata e tij të zgjatet janë shumë të mëdha.

Në Milan, ai është një figure kyçe dhe po e udhëheq mesfushën kuqezi. Diçka e tillë pritet që të sjellë zgjatjen e marrëveshjes mes palëve  deri në vitin 2027, duke e bërë të mundur që Modric, edhe në moshën 41-vjeçare, të vazhdojë të jetë një burim frymëzimi dhe një aset i çmuar për Milanin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: